Droga me avion, dalin fakte të reja,oficeri i policisë garanti i drogës

Kronikë e zezë

Droga me avion, dalin fakte të reja,oficeri i policisë garanti i drogës

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:15

Detaje të reja kanë hedhur dritë mbi linjën e trafikut të drogës me avion nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Dy efektivë të tjerë, pjesë e strukturave të Policisë së Vlorës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar të trafikut me avion që niste nga Sevasteri i Vlorës dhe përfundonte në Rimini të Italisë.

Si rezultat i punës hetimore, dyshohet se efektivët kanë ndihmuar grupin e trafikut ndërsa ende nuk dihet se cila ka qenë forma e ndihmës së tyre.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit ka zbuluar se droga është mbjellë në tri parcela në fshatin Xhyherinë pranë lumit të Vlorës, apo siç njihet ndryshe edhe lumi i Shushicës.

Referuar njoftimit policor, trafiku fillimisht është kryer me automjet BMË me targa AA 045 KR. Një muaj më parë ky mjet u shit pasi personat dyshonin se mund të kishin rënë shumë në sy me të.

Për të humbur gjurmët, trafikantët blenë një fuoristradë “Jeep Cheroke” AA 862 EV me ngjyrë të zezë.

Mjeti imbarkohej në traget në portin e Vlorës. Disa nga këto ngarkesa janë kapur nga policia italiane, e cila ka nisur hetimin. Dy muaj më parë, grupi bleu edhe avionin me vlerën 50 mijë euro, për ta përdorur në linjën e trafikut narkotikë.
Brënda këtij harku kohorë, policia italiane dhe ajo shqiptare kishin identifikuar të dyshuarit dhe kishin vcendosur gjurmuar GPS në mjete e tyre. Një javë para se të organizohej nisja me avion, Vilson Lamaj, kishte blerë një farë marijuane që mund të dilte në prodhim për 45 ditë.

Një ditë pas arrestimit, Lamaj u nis nga Rinasi në Itali, ku edhe mori avionin Aeroprakt, me të cilin udhëtoi drejt Sevasterit. Aty ai mori ngarkesën me 120 kilogramë kanabis. Sipas policies, malli është ngarkuar në fshat nga personat e arrestuar. Më pas avioni i drejtuar nga Lamaj drejt Brindizit, ku edhe u ndalua nga policia, bashkë me 7 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafik.

Ndërkohë në të njëjtën kohë u krye operacion dhe në vendin tonë. Gjatë enjtes, i arrestuari Vilson Lamaj, doli përpara Gjykatës Antimafia të Brindizit, e cila vendosi ta lërë në burg.

Gjatë seancës, Lamaj nuk pranoi të fliste apo të jepte detaje rreth këtij trafiku narkotikësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat