Tentoi të kalonte drogë në kufi, 24-vjeçari e kishte fshehur në sedilje (Foto)

Kronikë e zezë

Tentoi të kalonte drogë në kufi, 24-vjeçari e kishte fshehur në sedilje (Foto)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:13

Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të drogës, këtë herë në Kakavijë. Policia Kufitare e Kakavijës sekuestroi 10 kg kanabis sativa, duke vënë në pranga edhe transportuesin e lëndës narkotike.

24-vjeçari Angjelo Hamiti, nga Saranda, kishte fshehur në automjet 20 pako me kanabis sativa në sedijen e automjetit.

“Sot më datë 27.08.201 në PKK Kakavijë u paraqit për të udhëtuar drejt Greqisë shtetasi Angjelo Hamiti, 24 vjeç, nga Saranda me automjetin tip “Benz” targa AA811DS”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kontrolli i ushtruar nga ana e Policisë Kufitare Kakavijë në vijën e dytë rezultoi se, në traversat anësore të sediljeve dhe të dyerve ishin të fshehura 20 pako me kanabis sativa, me peshë totale 10 kg.

Në vend mbërriti grupi hetimor dhe specialistët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku vijojnë veprimet.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat