Aksident në Sauk, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident në Sauk, një i vdekur

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:43

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor të ndodhur në zonën e Saukut. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit të Unazës së Re.

Si pasojë e humbjes së kontrollit, makina tip Benz, me targa AA366 AH, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por mësohet se policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për nxjerrjen e trupit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat