Pasi rreh me shkelma të birin 15 vjeç, i fut ca grushta edhe policit

Kronikë e zezë

Pasi rreh me shkelma të birin 15 vjeç, i fut ca grushta edhe policit

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 13:55

Në Tiranë, babai i dhunshëm i një 15-vjeçari, Hajri Guzja, nuk ka pasur nevojë pas arrestimit të tregojë në Polici pse e goditi të birin, sepse e ka treguar me vepra.

Pasi ka rrahur djalin e vet, ai i është vërsulur me grushta dhe njërit prej policëve që e kishin ndaluar dhe po e çonin në komisariat.

Policia e Tiranës njoftoi sot më datë 26 gusht 2015 arrestoi në flagrancë shtetasin Hajri Guzja, 51 vjeç, sepse dhunoi fizikisht djalin e tij H.G, 15 vjeç dhe gjatë shoqërimit nga Policia, Hajriu ka goditur me grushta edhe efektivin A.P, 47 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat