Kultivonin kanabis sativa në podrumin e shtëpisë, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Kultivonin kanabis sativa në podrumin e shtëpisë, arrestohen katër persona

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 10:05

Policia e Kosovës ka zbuluar se në Fshatin Dumnicë e Ulët të Komunës së Podujevës, disa persona kanë bërë kultivimin dhe përpunimin e bimës Kanabis Sativa në podrum të shtëpisë.

Sipas Policisë, Katër meshkuj: dy K/Shqiptarë dhe dy nënshtetas të Shqipërisë janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar, ndërsa bima është konfiskuar në sasi prej 129.2 kg. Marihuanë e cila ishte në fazën finale të përpunimit. Bimët narkotike pas marrjes së mostrave për ekzaminim janë shkatërruar. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./ BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat