Në Dusharak të Vlorës, ku u nis avioni me drogë (Foto)

Kronikë e zezë

Në Dusharak të Vlorës, ku u nis avioni me drogë (Foto)

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 21:43

Dy ditë më parë, nga lëndinat e fshatit Dusharak të Vlorës do të ngrihej një avion me 120 kilogramë kanabis sativa. Destinacioni i tij ishte Italia, por ai nuk arriti në të, pasi u kap nga Policia e Shtetit.

Janë pikërisht këto lëndina në lagjen Chelilaj të fshatit Dushkarak që shihni në fotot e siguruara nga televizioni “A1 Report”, vendi ku mendohet se avioni është nisur drejt Italisë i ngarkuar me lëndë narkotike.

Për kamerat ka folur edhe një banor i zonës, i cili është bari. Ai pohon se para një viti, në rrugën e asfaltuar të fshatit ka parë një avion të vogël, që supozohet të këtë qenë i ngarkuar me lëndë narkotike.

Në fshatin Dushkarak kanë zbarkuar edhe forcat e rendit dhe grupi hetimor, që vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj skeme trafiku. Policia njoftoi sot për operacionin e koduar “Fluturim i Lirë”, që u krye në bashkëpunim me Italiane. Gjatë tij u sekuestruan 120 kilogramë lëndë narkotike që kishin mbërritur në Rimini me avion nga Shqipëria, ndërsa u arrestuan 14 persona, nga të cilët, gjashtë u arrestuan në vendin tonë dhe katër në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat