​Arrestohen katër veta për kultivim të drogës në Dumnicë të Podujevës

Kronikë e zezë

​Arrestohen katër veta për kultivim të drogës në Dumnicë të Podujevës

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 21:16

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar katër persona në fshatin Duminicë e Ulët të Podujevës për kultivim dhe përpunim të drogës dhe njëkohësisht ka gjetur 350 rrënjë të Kanabisit dhe rreth 130 kilogramë marihuanë.

“PK mbështetur në informacionet e siguruara përmes rrugëve operativo-hetimore, ka realizuar një operacion në fshatin Dumnicë e Ulët të Podujevës, pasi që në një pronë private dyshohej se disa persona janë duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë verifikuar informacionin në fjale dhe sot rreth orës 12:40 pas lokalizimit të vendit të dyshuar kanë vërejtur disa persona duke e bërë përpunimin e bimës Kanabis Sativa dhe me këtë rast edhe kanë intervenuar duke arrestuar në flagrancë katër (4) personat e dyshuar me inicialet e poshtëshënuara:

A.M. (1985) shtetas kosovar (mashkull)
H.M. (1991) shtetas kosovar (mashkull)
L.P. (1969) shtetas shqiptar (mashkull) dhe
M.P. (1974) shtetase shqiptare( femër)
Në këtë rast policia ka gje tur dhe konfiskuar edhe dëshmitë relevante si ne vijim:

Në oborrin e shtëpisë në një serë të kufizuar me një lloj rrjete kishte të mbjella 350 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1.3 metra, kurse në podrumin e shtëpisë dhe në një objekt përcjellës të shtëpisë ( stallë ) pronë e të dyshuarit H. M. të cilat ishin adaptuar për përpunimin e bimës Kanabis Sativa, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 129.2 kilogramë marihuanë, e cila ishte vendosur për t’u tharë dhe ishte në fazën finale te përpunimit.

Në vendin e ngjarjes ka dale edhe njësia e krim teknikës, e cila ka bërë vend shikimin kurse bimët narkotike pas marrjes se mostrave për ekzaminim janë shkatërruar sipas procedurave përkatëse për raste të tilla.

Të gjitha veprimet e ndërmarra policore janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorin dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat