Tentoi të vjedhë portofolin e pacientit, pushohet sanitarja e QSUT

Kronikë e zezë

Tentoi të vjedhë portofolin e pacientit, pushohet sanitarja e QSUT

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 17:39

Pavioni i Neurologjisë në QSUT, para disa ditësh është përballur me një situatë aspak të këndshme.

Një prej sanitareve të atij pavioni ka tentuar të vjedhë kuletën e një pacienti që qëndronte i shtruar aty prej disa ditësh.

Ndaj sanitares janë marrë masa të menjëhershme duke e pushuar nga puna. Ky veprim ka kaluar në heshtje duke mos u komentuar nga administrata e QSUT­së.

Burimet brenda spitalit e konfirmojnë këtë ngjarje të shëmtuar për Shëndet Plus, megjithëse, stafi i pavionit nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me arsyet që mund ta kenë shtyrë sanitaren të kryejë atë veprim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat