Ky është momenti shtangës kur një pensioniste, e quajtur “Gjyshja Kasape”, kalon duke mbajtur kokën e prerë të njërës prej viktimave të saj në tenxhere.
Fotot dhe video shokuese të CCTV tregojnë serial-killere-n e dyshuar ruse duke mbajtur një tenxhere gatimi teksa zbret shkallët e një apartamenti në një bllok banimi në Shën Pjetërburg të Rusisë.
Samsonova, 68-vjeç, dyshohet për vrasjen e 11 personave dhe ngrënien e tyre.
Ajo u arrestua muajin e kaluar pasi pjesë kockore njerëzore u gjetën pranë lagjes së saj.
Samsonova ka rrëfyer se ka vrarë 79-vjeçaren Valentina Ulanova, për të cilën kujdesej dhe se përdori një sharrë për t’ia prerë trupin, sikurse raportohet në Rusi.