Kryen vepra të turpshme me të mitur, në pranga 73-vjeçari

Kronikë e zezë

Kryen vepra të turpshme me të mitur, në pranga 73-vjeçari

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 13:38

Një 73-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme për vepra të turpshme kundrejt një të mituri.

Policia e Vlorës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Kristo Çerkezi, banues në Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i 73-vjeçarit u krye në banesën e tij në lagjen "Osman Haxhiu", pasi ky shtetas ka kryer vepra të turpshme me një shtetas të mitur me iniciale E. L, 9 vjeç, banues në lagjen "Lirimi”

Sipas mjekut ligjor nuk ka patur marrëdhënie intime në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat