2 vjeçarja gjendet e vdekur nën çati

Kronikë e zezë

2 vjeçarja gjendet e vdekur nën çati

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 12:23

Kjo është Nikki Francis- Coslovich, e cila u gjend e vdekur në zgavrën e çatisë së shtëpisë së saj në Mildura
Ngjarja kishte rrjedhur kur të pasditën e së martës në orën 3:15 në polici kishte arritur një telefonatë për t’u raportuar se Nikki vogëlushe 2 vjecare ishte zhdukur duke u parë për herë të fundit në mesditë.

Kështu pasi policia hetuan zonën, aty pari u gjend edhe Nikki, e cila kishte qenë pa shenja jete në zgavrën e çatisë, shkruan Mail Online, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa në lidhje me rastin i pikëlluar kishte folur për gazetarët edhe babai i Nikkit, duke u ndjerë fajtor që nuk ishte prezent për ta shpëtuar të bijën e tij e cila nuk jeton më tashmë.

Nikki jetonte në shtëpi me nënën e saj Peta-ann Francis dhe tre motrat më të mëdha, ndërsa zonja Francis u kishte thënë policisë se hera e fundit që e kishte parë vajzën e saj ishte kur e kishte dërguar për një sy gjumë në mesditë, dhe më pas 3 orë më vonë kishte vërejtur që Nikki ishte zhdukur nga shtrati duke raportuar kështu në polici, transmeton Klan Kosova.

Përderisa hetimet janë duke vazhduar babai i Nikit tha se vdekja e saj e ka thyer tej mase atë.

Ndërsa policia lokale në Mildura thanë për Mail Online, që nuk përjashtohet mundësia që vdekja e vajzës 2 vjecare të jetë e qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat