Sekuestrohen armë në dasma

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë në dasma

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 11:25

Gjatë orëve të mbrëmjes, policia e Suharekës ka reaguar në një rast në fshatin Grejkoc kur ka dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit

Patrullat policore e kanë identifikuar shtëpinë prej ku janë dëgjuar krismat. Në atë shtëpi po bëhej dasmë dhe kryefamiljari me mirësjellje ia ka dorëzuar policisë një pistoletë të llojit ”Ekol”.

I dyshuari është shoqëruar deri në stacion policor dhe i është marrë një deklaratë lidhur me rastin dhe armën. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në mënyrë të rregullt.

Po ashtu një pistoletë e llojit “BRUNI MOD 92” e kalibrit 8mm është sekuestruar në një gazmend familjar në rrugën “Beteja e Vrrinit” në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat