Polici që vrau adoleshentin. Do të kthehem një ditë në Ferguson

Kronikë e zezë

Polici që vrau adoleshentin. Do të kthehem një ditë në Ferguson

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 11:04

Ish polici amerikan Darren Wilson i cili ka qëlluar më herë tnjë adoleshent në qytetin Ferguson shpreson se një ditë do të kthehet në atë qytet.

Sipas fjalëve të tij tragjedia ka ndodhur para një viti e ka bërë një person që nuk mund të punësohet.

Pas vendimit që nuk e akuzon për vrasjen e 18 vjeçarit Michael Brown, Wilson ka tentuar të kthehet në Polici në Ferguson.

“Kam punuar dy javë në një shitore këpucësh por e kam lëshuar atë sepse gazetarët vinin në shitore. Pa marrë parasysh çka punoj ata kanë tentuar të bëjnë rrëfim”, ka shtuar Wilson.

Në pyetjen se çka do të bënte nëse policia do t’i ofrojë punë ai ka thënë se këtë do ta donte një ditë. Po ashtu ka porositur se nuk e ka njohur 18 vjeçarin të cilin e ka vrarë.

“E kam njohur vetëm në ata 45 sekonda, në momentin kur ka dashur të më vrasë”, ka thënë Wilson.

Ai më 9 gusht të vitit të kaluar me plumba nga revolja ka vrarë Michael Brown pas së cilës kanë pasuar parregullsi në Ferguson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat