Arrestohet serbi, kultivonte kanabis

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi, kultivonte kanabis

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 10:25

Një serb është arrestuar në Graqanicë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti po kultivonte bimë kanabis. Gjatë bastisjes i është gjetur edhe një revole e tipit VZOR 50 me 5 fishekë.

“ Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të dyshuarit mashkull K/Serb, gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë se tij janë gjetur dhe konfiskuar 35 bimë të llojit kanabis, ndërsa në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një revole VZOR 50 me pesë fishekë. Të cal 7.65 mm. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat