Daja qëllon aksidentalisht nipin

Kronikë e zezë

Daja qëllon aksidentalisht nipin

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 10:09

Në orët e mbrëmjes policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Aziz Kelmendi”, një person është plagosur me armë zjarri.

Njësite të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve fillestare bëhet me dije se i dyshuari kishte shti me pushkë gjahu me qellim që t’i vras disa qenë endacak që po i rrezikonin fëmijët në oborrin e tij, mirëpo, aksidentalisht një saçmë e ka ndërruar kahen dhe e ka goditur në zog të këmbës fqinjin e tij të cilin e ka nip.

Sipas raporteve mjekësore lëndimi është i lehtë. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e te dyshuarit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat