Tre shqiptarë të arrestuar në Itali, lëviznin të armatosur

Kronikë e zezë

Tre shqiptarë të arrestuar në Itali, lëviznin të armatosur

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 07:48

Policia e qytetit të Romës ka arrestuar në lagjen “Giardinetti” 3 nënshtetas shqiptarë, 2 meshkuj e një femër ndërsa udhëtonin në një automjet të tipit “Daeëoo Kalos”.

Gjatë kontrollit iu gjetën 2 pistoleta, një prej të cilave gjysëm automatike e tipit Ëalther kalibër 9, e tjetra e markës Beretta kalibër 7.65 e mbushur me plumba.

Makina me të cilën udhëtonin rezulton e paregjistruar.

Prania e policisë italiane në rrugët e lagjes “Giardinetti” ka detyruar shqiptarët të kryejnë një manovër shpejtësie që shkaktoi dyshimin e forcave të rendit, të cilët u vunë menjëherë në ndjekje të tyre.

Tre shqiptarët u përpoqën të zhduknin armët, duke i hedhur nga dritarja e makinës.

Policia italiane u bllokoi rrugën e me pas duke realizuar arrestimin e tyre.

Dy pistoletat janë vënë nën ekzaminim nga specialistët e rendit, ndërsa po vazhdojnë hetimet mbi qëllimin e armëmbajtjes së tre shqiptarëve të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat