Vejusha vjen për pushime në Durrës, përndiqet nga një i martuar

Kronikë e zezë

Vejusha vjen për pushime në Durrës, përndiqet nga një i martuar

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 00:00

Një grua e ve që kishte ardhur për pushime në Durrës, pasi jetonte me familjen e saj në Itali, përfundoi në komisariatin e Durrësit për të kallëzuar një shtetas, që sipas saj e përndiqte prej ditësh. 46-vjeçari A. Gjini ishte fiksuar aq keq pas 66-vjeçares, saqë nuk i bënte përshtypje jo vetëm diferenca prej 20 vitesh që kishte me të, por edhe fakti që ishte i martuar.

A. Gjini, banues në Durrës, u vu në prangat e policisë pasi e kishte përndjekur gruan për një kohë të gjatë. 46-vjeçari madje e kishte kuptuar se ajo jetonte vetëm në shtëpi dhe në ditët e fundit ai kishte filluar që t’i dilte para. Por 66-vjeçarja, duke i cilësuar veprimet e Gjinit si jo të arsyeshme, ishte drejtuar pranë organeve të rendit për të bërë denoncimin.

Sipas dëshmisë së gruas së dhënë në komisariatin në Durrës, ai e përndiqte prej kohësh atë, por gjatë dhjetë ditëve të fundit e ndiqte ngado që ajo shkonte duke i dalë në rrugë, duke i shkuar pranë banesës dhe duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Pas arrestimit të 46-vjeçarit, uniformat blu zbuluan se ai ishte i akuzuar edhe një herë tjetër për të njëjtën arsye, por këtë rast ishte ndjekur në gjendje të lirë. Materialet në ngarkim të A. Gjinit, i kaluan Prokurorisë së rrethit për verpën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat