Tropojë, arrestohet 31-vjeçari Sekuestrohen armë luftarake

Kronikë e zezë

Tropojë, arrestohet 31-vjeçari Sekuestrohen armë luftarake

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:10

Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Binak Gjoçaj, 31 vjeç, banues në Llugaj të Tropojës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në afërsi të banesës me një armë zjarri automatik dhe me një mitroloz të lehtë, të futura në një thes.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë, rezulton se armët e zjarrit, ky shtetas i kishte përgatitur për t’i shitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan dhe një armë gjahu, një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe municionesh luftarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat