Arrestohet Astrit Zhuri, dyshohet për lidhje me mafian siçiliane “Kosa Nostra”

Kronikë e zezë

Arrestohet Astrit Zhuri, dyshohet për lidhje me mafian siçiliane “Kosa Nostra”

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:22

Policia financiare e qytetit të Raguzës ka arrestuar shqiptarin 31-vjeçar Astrit Zhuri me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Astrit Zhuri ishte i kërkuar nga Policia italiane me urdhër arrestimi të Prokurorisë së qytetit të Venecias.

Emri i Astrit Zhurit ishte i përfshirë në listën e 68 persona të kërkuar në kuadër të operacionit të koduar “Tsunami” të vitit 2008, si anëtar i dy organizatave kriminale me lidhje me mafian siçiliane “Kosa Nostra”.

Operacioni “Tsunami” ishte shtrirë në rrethinat e Milanos, Palermos, në Katania, Reggio Calabria, Caltanissetta, Salerno, Lecce, Siracusa, Varese, Vibo Valentia e Enna.

Shqiptari Astrit Zhuri ashtu si të gjithë personat e tjerë të listës “Tsunami: konsiderohen trafikantë droge e anëtarë të klaneve mafioze “Dominante” e “Piscopo” me lidhje të drejtpërdrejta me “Kosa Nostran”siçiliane.

Baza e tyre operative ishte qyteti i Vittorias në provincën e Raguzës. Ndaj shqiptarit Astrit Zhuri ekziston dënimi me 4 vjet e 7 muaj heqje lirie.

Në momentin e arrestimit në banesën e tij në qytetin e Venecias iu gjetën 3 pako kokainë të fshehura nëpër kanalet e kornizave të dritares.

Astrit Zhuri jetonte në shtetin italian pa dokumenta të rregullta qëndrimi. Në llogaritë e tij bankare përdorte emrin Edmir Zhuri.

Puna e policisë financiare italiane bëri të mundur zbulimin se Edmir Zhuri ishte Astrit Zhuri personi i kërkuar prej kohësh nga policia e shtetit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat