Tekniku humb jetën në minierën e kromit në Has

Kronikë e zezë

Tekniku humb jetën në minierën e kromit në Has

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:57

Një tjetër aksident në minierë, i mori jetën një punonjësi. 56-vjeçari Magjen Aliaj humbi jetën sot në minierën e Vlahenit, në Has.

Aliaj me pozicion teknik në minierën e kromit rrëshqiti dhe ra nga lartësia, pas mesditës së sotme. 56-vjeçari Aliaj ishte duke punuar në një tunel në galeri, në momentin që humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Tekniku nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndihmës së dhënë. Efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë që, mungesa e kushteve të sigurisë dhe rrezikimi i jetëve të minatorëve gjatë punës është një fenomen, i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat