Sekuestrohen pronat e biznesmenit të dënuar për trafik droge

Kronikë e zezë

Sekuestrohen pronat e biznesmenit të dënuar për trafik droge

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:37

Gjykata vendosi sot sekuestrimin e pronave të ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, Astrit Nimanit. Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në bazë të ligjit “Antimafia”, togat e zeza sekuestruan pronat e biznesmenit nga Lezha, Astrit Nimani, i njohur si “Titi i Ukës”.

Sipas vendimit të Gjykatës, Nimanit iu bllokuan 3 pallate 13 katëshe dhe një hotel në plazhin e Shëngjinit. Kjo për shkak se, pronari është arrestuar dhe ekstraduar drejt Italisë në vitin 2013, pasi është gjetur fajtor për akuzën e “trafikut të drogës” dhe evazionit fiskal, ku është dënuar me 7 vite burg.

Ndaj tij kanë nisur hetimet për pastrim të parave, pasi dyshohet se pronat e sekuestruara në Shëngjin kapin vlerën e investimit të 10 milionë eurove, që mendohet se janë siguruar nga trafiku i drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat