Sekuestrohen 172 kg duhan kontrabandë, kallëzohen 5 persona

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 172 kg duhan kontrabandë, kallëzohen 5 persona

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:27

Pesë shtetas kallëzohen penalisht pasi iu sekuestruan 172 kg duan të transportuar në mënyrë kontrabandë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (D.P.D) në vijim të aksionit kundër informalitetit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë organizoi kontrolle në terren në Elbasan dhe në Bashkinë e Kamzës.

Nga kontrolli i ushtruar, Departamenti Operativ Hetimor pranë D.P.D. në bashkëpunim me ekspertët e “Crown Agents” konstatuan/zbuluan në treg sasi të konsiderueshme duhani të grirë kontrabandë, 172 kilogramë.

Autoritetet doganore sekuestruan mallin kontrabandë dhe referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë shtetasit: Defi Veseli, Florian Doda, Reji Veseli, Fatjon Shpataj dhe Shkëlqim Qose, me banim në Kamzë për veprën penale “Kontrabandë të mallrave me akcizë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat