Dështon plani i çiftit të fejuar, parandalohet vrasja e emigrantit

Kronikë e zezë

Dështon plani i çiftit të fejuar, parandalohet vrasja e emigrantit

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:35

(E plotësuar) Në cilësinë e personave të dyshuar për këtë ngjarje, policia arrestoi të fejuarit Juljan Shorja, 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe R. T, 26 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Arrestimi i shtetases R.T. (e fejuara e Juljan Shorja-s) u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa e mbjellë në vazo brenda banesës së saj.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vrasje” e mbetur ne tentative në bashkëpunim e parashikuar nga neni 76-22-25 në ngarkim të shtetasve SH.P.dhe M.A, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak”, dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 80, 278/2 dhe 284 te K.Penal në ngarkim të shtetasit Juljan Shorja dhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nge nenet 284 Kodit Penal në ngarkim të shtetases R.T.

Parandalohet vrasja e emigrantit, mes dy përgatitësve dhe një femër

Policia ka parandaluar vrasjen e një emigranti me minë të telekomanduar. Strukturat e Krimevetë Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë kanë arrestuar dy persona, si përgjegjës për përgatitjen e vrasjes. Të arrestuarit janë një 29-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje dhe një vajzë 26 vjeçe, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar "Emigranti", u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1- Juljan Shorja, 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje.
2- R. T, 26 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Arrestimi i Juljan Shorja, u krye pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas po përgatiste një lëndë plasëse "Minë me telekomandë" për llogari të shtetasit Sh.P., ku ky i fundit, në bashkëpunim me shtetasin M.A., do e përdornin për eliminimin e një personi.
Nga kontrolli i banesës së Juljan Shorja u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 kapsolla detonatore, municione luftarake dhe lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia nuk jep më shumë detaje mbi këtë ngjarje për shkak të hetimeve që janë në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat