Përplasen dy makina, 6 të plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina, 6 të plagosur

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 15:12

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Laç. Dy automjete janë përplasur mes tyre pak minuta më parë, ku personat që udhëtonin me to kanë pësuar lëndime të shumta. Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se makinat e përfshira në aksident janë një Benz me targa TR0092R dhe një Volkswagen me targa AA 747FP. Mësohet se dy nga të lënduarit, fëmijë të mitur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat po hetojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat