Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për krime kompjuterike Prishtinë, 4 gusht 2015

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për krime kompjuterike Prishtinë, 4 gusht 2015

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:10

Sot, me datën 4 gusht 2015, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me FBI, ka identifikuar tre të dyshuar të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike (vjedhje e të dhënave të ndryshme personale, bankare, shitjen online të programeve softuerike për infektimin e kompjuterëve).
Në bashkëveprim me Prokurorinë e Shtetit, është ndërmarrë operacioni për arrestimin e të dyshuarve të rastit, kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes të provave. Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.
Të dyshuarit janë:
· L. I. lindur me 1990 m/k/sh
· L. M. lindur me 1992 m/k/sh
· L. Sh. lindur me 1989 m/k/sh
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
· 6 (gjashtë) laptop;
· 2 (dy) shtëpiza kompjuterike;
· 7 (shtatë) telefona mobil;
· 1 (një) hard disk i jashtëm;
· 5 (pesë) USB;
· 20 (njëzet) CD;
· 5500 (pesë mijë e pesëqind) euro;
· 1 (një) veturë
Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat