18 të lënduar dhe shumë dëme materiale dje në Prizren

Kronikë e zezë

18 të lënduar dhe shumë dëme materiale dje në Prizren

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:45

Gjatë njëzetekatër orëve të kaluara në Rajonin e Prizrenit kanë ndodhur 16 aksidente të trafikut me ç’rast janë lënduar 18 persona dhe është shkaktuar dëm i madh material.

Këto janë të dhënat që ka dhënë policia rajonale e Prizrenit, ku citon hetuesit e saj se numri më i madh i pjesëmarrësve në aksidente janë nga radhët e kurbetçinjve.

“Sa për ilustrim, në këtë raport thuhet të jenë të përfshira 14 automjete me targa të huaja, dominojnë ato nga Zvicra. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e mirëpret ardhjen e bashkë atdhetarëve tanë në pushime por dëshiron që ata të sjellin kulturën në respektimin e rregullave të trafikut nga shtetet prej nga vijnë”, thuhet në fund të këtij raporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat