Zbulohen 1297 rrënjë kanabis, arrestohet 3 persona

Kronikë e zezë

Zbulohen 1297 rrënjë kanabis, arrestohet 3 persona

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:13

Në qytetin e Beratit janë zbuluar e asgjësuar rreth 1297 bimë narkotike dhe janë arrestuar tre persona. Policia bën me dije se po procedon në gjendje të lirë edhe kryeplakun e fshatit Dardhë.

Të arrestuarit janë shtetasit Abaz Mbrati 26 vjeç, 59-vjeçari Vasil Mbrati dhe 58-vjeçari Dine Mbrati, të tre banues në fshatin Dardhë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, banues në Vlorë. Këta 6 persona dyshohen si kultivues të bimëve narkotike.

Për “moskallëzim” ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryeplakut të fshatit Dardhë, shtetasit me iniciale L. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat