Tenton të abuzojë me pacienten 16-vjeçare, arrestohet infermieri

Kronikë e zezë

Tenton të abuzojë me pacienten 16-vjeçare, arrestohet infermieri

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:19

Policia e Elbasanit ka arrestuar mëngjesin e sotëm një infermier pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me një paciente. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Everest Duka nga Elbasani, me detyrë infermier në pavionin e Nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” të këtij qyteti. Ai është arrestuar pas denoncimit të prindërve të vajzës 16-vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Everest Doda ka qenë me shërbim në pavijonin e Nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” Elbasan, ku punonte si infermier , dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen S. B., 16 vjeç”.

Materialet në ngarkim të akuzuarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat