Shoferin e zë gjumi, 5 të plagosur rëndë

Kronikë e zezë

Shoferin e zë gjumi, 5 të plagosur rëndë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 08:15

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku si pasoja 5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të pagjumësisë, duke bërë që makina të përplaset fillimisht me bordurën anësore të autostradës e më pas të përmbyset.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Mjeti është tip “Golf”, me targë greke IEP 5274. Të 5 personat që udhëtonin në të ishin të së njëjtës familje, të cilët ishin nisur për pushime në jug të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat