Mbytet një 29 vjeçar shqiptar nga Kosova në Austri

Kronikë e zezë

Mbytet një 29 vjeçar shqiptar nga Kosova në Austri

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 22:59

Një shqiptar nga Kosova 29 vjeçar është mbytur derisa lahej me shokët e tij në liqenin Pleschinger në Linz të Austrisë. Ai ishte duke u larë 15 metra larg liqenit kur gjeti vdekjen pasi nuk arriti të notonte tutje.

Përpjekja e miqve të tij për ta shpëtuar ishte e kot. Edhe zhytësit patën shumë vështirësi për ta gjetur trupin e viktimës.

Përveç moshës dhe kombësisë, nuk janë dhënë detaje tjera rreth identitetit të shqiptar nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat