Aksident në Lebanë, tre të vdekur (Foto)

Kronikë e zezë

Aksident në Lebanë, tre të vdekur (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 17:45

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur pak më herët në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lebanë.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës konfirmon për KosovaPress se në aksident kanë mbetur të vdekur një mashkull dhe dy femra.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e vogël e markës Mercedes.

Sipas Flora Ahmetit nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, shkaqet nuk dihen ende dhe hetimet janë duke vazhduar.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat