Fëmija 1 vjeç mbytet në kovën me ujë

Kronikë e zezë

Fëmija 1 vjeç mbytet në kovën me ujë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 17:34

Një fëmijë i vogël vetëm 1 vjeç ka gjetur vdekjen aksidentalisht, duke u mbytur në një kovë me ujë.

Burime nga policia e Korçës konfirmojnë se fëmija ishte duke vrapuar në kopshtin e banesës së tij, kur u pengua dhe përfundoi me kokën në kovë dhe trupin jashtë saj.

Ishin prindërit ata që e gjetën fëmijën dhe e morën për ta dërguar menjëherë në spital, ku mjekët konfirmuan se vogëlushi kishte humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe si pasojë e shpërqendrimit të prindërve të fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat