Vlorë, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetuesit, arrestohet 38-vjeçarja

Kronikë e zezë

Vlorë, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetuesit, arrestohet 38-vjeçarja

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:42

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetuesit, arrestohet në flagrancë nga Policia e Vlorës, 38-vjeçarja,Kristina Strakosha.

Burimet bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në banesën e çiftit, në orën 19:00, të së dielës, ku Kristina qëlloi me gërshërë partnerin.

Në orën 23:40, policia arrestoi dhunuesen e bashkëjetuesit të saj, shtetasit A.P., 53 vjeç. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, burri ka thënë se kjo nuk është hera e parë që 38-vjeçarja ushtron dhunë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat