Llapjanët për ahengje nuk i ndalin armët

Kronikë e zezë

Llapjanët për ahengje nuk i ndalin armët

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:06

Vetëm 24 orët e fundit janë arrestuar tre qytetarë të Podujevës për të shtëna me armë zjarri nëpër ahengje, njofton Policia e Kosovës në raportin e 24 orëshit.

“Fshati Llaushë, Podujevë 02.08.2015-17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën pistoletë me gas me mbishkrim Ekol Firat Compakt e cal.9 mm, një karikator të zbrazët. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fshati Llaushë, Podujevë 02.08.2015-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën pistoletë me gas me mbishkrim Ekol Firat Specialt e cal.9 mm, me një karikator dhe një fishek të armës së zjarrit e kal.7.65 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fshati Revuq, Podujevë 02.08.2015-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë automatike prodhim kinez, një karikator të zbrazët. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat