Dhjetëra rrënjë ullinj të dëmtuar në Elbasan

Kronikë e zezë

Dhjetëra rrënjë ullinj të dëmtuar në Elbasan

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:05

(E plotësuar) Një sipërfaqe me ullinj në zonën pranë Kishës së Shën Thanasit, në Elbasan është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm.

Në vendin e ngjarjes kanë mburritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se gjithçka mund të jetë nga pakujdesia ose edhe për zjarrvënie të qëllimshme.

Mendohet se zjarri ka ardhur nga persona të cilët duan ta përdorin atë zonë si kullotë, dhe flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe ullinj të vjetër mbi 100-vjeçare. Situata përbën një rrezik konkret pasi shumë pranë vatrës së zjarrit ndodhet një repart ushtarak.
Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikëset nuk mund të arrijnë në sipërfaqen e djegur. Aktualisht janë me dhjetëra rrënjë ullinj të dëmtuar nga zjarri.

Zjarri përfshin sipërfaqen me ullinj në Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një sipërfaqe me ullinj pranë kishës së Shën Thanasit, në qarkun e Elbasanit.
Nga të dhënat e fundit e autoriteteve lokale mësohet se, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për vënien nën kontroll të flakëve.
Edhe pse shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, dyshimet e para bien mbi pakujdesinë e banorëve të zonave përreth, ose edhe për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat