Plagoset duke pirë kafe

Kronikë e zezë

Plagoset duke pirë kafe

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:57

Policia raporton se mbrëmë një person është plagosur në Deçan.

I njëjti ishte plagosur derisa ishte duke pirë kafe në një lokal nga një veturë në lëvizje dikush kishte shtënë me armë, me ç’rast si pasojë e saj viktima ishte plagosur në këmbën e djathtë. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë.

Më datën 3 gusht rreth orës 00:50 minuta është vetëdorëzuar një i dyshuar në gjendje të dehur dhe kishte dorëzuar një pistoletë me tre fishekë prodhim Czechoslovakia. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat