Plumbi qorr plagos 68 vjeçaren në Shkup

Kronikë e zezë

Plumbi qorr plagos 68 vjeçaren në Shkup

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 11:05

Vazhdojnë incidentet në vend nga krismat masive dhe të pandalshme nëpër ahengjet dhe dasma. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, kur nga një plumb qorr është plagosur një 68 vjeçare.

“Mbrëmë rreth orës 20.00 nga Spitali i Qytetit në Shkup është paraqitur rasti në polici se një person ka marrë plagë në pjesën e krahut, më konkretisht nën bërryl. Plaga është shkaktuar nga një plumb qorr me siguri nga armë zjarri.

Gruaja me iniciale N.S e moshës 68 vjeç nga Shkupi gjatë bisedës ka deklaruar se rreth orës 17.00 deri sa ka qëndruar në një restorant në rrugën ‘11 Tetori’ në qendër të Shkupit ka vërejtur se ka plagë dhe mënjëherë ka kërkuar ndihmë mjekësore”, theksoi zëdhënësja e SPB-së në Shkup, Liza Bendevska. Sipas saj, ekipet policore kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat