Aksidentoi dy persona në Borsh-Vlorë, në pranga 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksidentoi dy persona në Borsh-Vlorë, në pranga 25-vjeçari

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 10:17

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e hënë një 25-vjeçar, pasi ka aksidentuar me makinën e tij dy të rinj në aksin Borsh-Vlorë.

Në pranga ka rënë shtetasi Isuf Abazaj, banues në fshatin Gjormë-Vlorë. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip “Golf” është përplasur me një motoçikletë tip “Aprila”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me inicialet E. R., 30 vjeç dhe 22-vjeçarja J. S., të dy me banim në Tiranë.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se të dy të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të Isuf Abazajt i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat