Zjarr në pyjet e Fierit e Lezhës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Kronikë e zezë

Zjarr në pyjet e Fierit e Lezhës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:55

Mbrëmjen e sotme edhe pse janë ende të paqarta shkaqet, janë përfshirë nag flakët pylli me pisha në grykëderdhjen e Semanit në Fier dhe masivi pyjor në fshatin Kaçinar të komunës Kolsh të Lezhës.
E përbashkëta tjetër e këtyre dy zjarreve është fakti se në të dyja rastet ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve për kalimin e mjeteve.

Kjo ka bërë që të kërkohet ndërhyrja nga ajri si e vetmja zgjedhje që do të ndalonte përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

6 ha pyje janë djegur në zonën kufitare me bregdetin e Semanit. Ka qenë ndërhyrja nga ajri që ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe evitimin e përhapjes së tij në përmasa të mëdha. Kanë qenë vetë punonjësit e zjarrfikëses që në kushte të vështira me mjete rrethanore kanë bërë të mundur që zjarri të mos përhapej në sipërfaqe të tjera.

Në këto kushte është parë e domosdoshme ndërhyrja nga ajri. Ndërhyrja e helikopterit është bërë e mundur vetëm një orë pas njoftimit që prefekti i Fierit kishte bërë në drejtorinë e emergjencave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat