Pedofili, foto me 12-vjeçaren që e përdhunoi prej vitesh (Foto)

Kronikë e zezë

Pedofili, foto me 12-vjeçaren që e përdhunoi prej vitesh (Foto)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:35

Kjo është fotografia që do të shkaktojë të dridhura për çdo prind që e shikon. Një fqinj 55-vjeçar me krahun e tij të hedhur mbi vajzën adoleshente me të cilën ai ka abuzuar seksualisht.

William Brown e kishte joshur Natasha Cooper që nga mosha 14-vjeçare, pasi ajo u zhvendos në një shtëpi në Nuneaton, Warwickshire, me prindërit e saj Anthony, 47, dhe Sharon, 45.

Pasi u miqësua me prindërit e saj, Brown, një mekanik, i përdori mbledhjet dhe takimet e shpeshta fqinjësore duke bërë për vete Natashën dhe duke e bërë të besojë se ajo kishte rënë dashuri me të.

Pas shëtitjeve të gjata që bënin së bashku dhe të fshehta, dorë për dore, ai e puthi atë përpara se të kryente marrëdhënie seksuale me të, ndërsa ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Kjo gjë vazhdoi në tre raste të tjera deri pak pas ditëlindjes së saj të 16-të në gusht 2013, kur fotografia u zbulua nga nëna Natasha e cila thirri policinë.

Brown u arrestua në shtator të vitit të kaluar dhe u burgos për tre vjet në Gjykatën e Kurorës Coventry muajin e kaluar, pas pranimit të katër akuzave për seks me një fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Natasha, tani 18 vjeç, ka hequr dorë nga e drejta e saj për anonimitet, duke folur për përvojën e hidhur dhe duke pretenduar se ajo kishte "rënë plotësisht në dashuri me Brown-in”.


Në foto, prindërit e vajzës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat