12-vjeçari urdhërohet të transportojë hashashin, kapet nga policia

Kronikë e zezë

12-vjeçari urdhërohet të transportojë hashashin, kapet nga policia

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 19:19

Një 12-vjeçar është urdhëruar të transportoje rreth 380 gr lëndë narkotike nga Kakavija në drejtim të Beratit. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Moravë-Berat ka ushtruar kontroll në furgonin e linjës Kakavi-Berat.

Efektivët gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike, e cila ishte në posedim të të miturit E.K, 12 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se është përdorur nga shtetas të tjerë. Droga ishte futur në një qese të bardhë.

Grupi hetimor po punon për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat