Aksident në Milot, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Kronikë e zezë

Aksident në Milot, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:47

​Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur të dielën në Milot.

Një makinë tip Toyota, me drejtues 55-vjeçarin me iniciale V.M., ka përplasur një motor, duke shkaktuar dëmtime të rënda te drejtuesi i motorit, 27-vjeçari me iniciale F.Sh.

Policia njofton se drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat