Shisnin heroinë e hashash, në pranga 4 persona, 4 të tjerë në kërkim

Kronikë e zezë

Shisnin heroinë e hashash, në pranga 4 persona, 4 të tjerë në kërkim

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 16:33

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Vera 2015’, kanë rënë në pranga 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, që të gjithë banesë në Tiranë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se të arrestuarit në flagrancë janë; Sadik Llani , 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, K.Ll, 15 vjeç, Selim Llani , 55 vjeç dhe Nafie Llani , 50 vjeç. Po kështu janë shpallur në kërkim shtetasit: E. Llani, 28 vjeç, D.Llani, 23 vjeç, I.Llani, 21 vjeç dhe F.Llani, 20 vjeç. Ndërkaq ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.P., 26 vjeç i dënuar me parë për vjedhje. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer nga Seksioni për Narkotikët, pas informacioneve se shtetasit e mësipërm merreshin me shitjen e lëndëve narkotike, të llojit heroinë dhe kanabis sativa, në zonën e Paskuqanit dhe Kamzës.

Këta shtetas, janë kapur në flagrancë, pasi Klevin Llani, ishte duke i shitur një dozë heroine shtetasit me iniciale M.P. Mëe pas, nga ana e forcave të policisë, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Klevin Llani, Sadik Llani dhe Et’hem Llani ku nga këto kontrolle, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materialë lëndë narkotike:

Më konkretisht, në banesën e shtetasit E. Llani janë gjetur 1 kg e 172.8 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, ku nga këto 100 ishin të ndara në doza të vogla, 15 qese me madhësi nga 20 deri ne 100 gramshe, 913 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, e ndarë në 900 qese të vogla, të përshtatura për shitje, 37 gram fara kanabis sativa, 38 copë fishek luftarak, model 7.62 mm, një granate defensive, së bashku me ndezësin, 15 telefona celular dhe 250 euro e 50000 lekë të reja. Ne banesën e Sadik Llanit janë gjetur një armë e ftohtë, thikë dhe 8.4 gram kanabis sativa. Materialet në lidhje me këtë ngjarje do i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim personave të lartpërmendur për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat