Rrëfehet Marjo Mema: Pashë vrasjen e Ismailit, por isha larg për të ndërhyrë

Kronikë e zezë

Rrëfehet Marjo Mema: Pashë vrasjen e Ismailit, por isha larg për të ndërhyrë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 10:46

Një deklaratë spontane për të korrigjuar atë që ka thënë më herët para karabinierëve italianë, Marjo Mema, shqiptari që ndodhet në burg për vrasjen e Ismail Lullit, ka folur sërish duke thelluar distancën me mikun e tij Igli Meta, i cili pranoi autorësinë e krimit makabër.

“Ishta aty, rreth 20 metra larg atyre. Pashë Iglin duke vrarë Ismailin me thikë në fyt, nuk arrita të bëj asgjë.

Kështu, Marjo nuk ishte në makinë, larg vendit ku ndodhi krimi, siç kishte deklaruar më herët para autoriteteve italiane, por vetëm disa metra larg.

Rrëfimi në minutat më pas ishte i pasur me detaje të frikshme. Dy të rinjtë shqiptarë arritën me makinë sëbashku me Ismailin në pyllin e San Martino di Selva Nera.

Në këtë moment Igli i ka thënë Marjos të mos ndërhyjë.

“Mendova se sherri nuk do të shkonte përtej një konfrontimi fizik. Më pas diçka ndodhi në trurin e Iglit, i cili mendonte se Ismail kishte lidhje me të fejuarën e tij dhe i vuri thikën në fyt. Çfarë duhet të bëj, bërtiti ai në ato moment dhe më pas e goditi fort aq sa për pak i preu kokën viktimës”.

Marjo pranoi se ka ndihmuar mikun e tij të fshijë gjurmët në zonën e krimit dhe më pas kanë shkuar në lumë per tu larë, për të hequr njollat e gjakut.

Sa i përket mesazhit të dërguar nga telefoni i Ismailit, autoritetet konfirmojnë se e ka shkruar dhe dërguar Igli, vrasësi i Ismailit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat