Stuhi shiu dhe ere në Firence, një i humbur

Kronikë e zezë

Stuhi shiu dhe ere në Firence, një i humbur

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 23:08

Stuhi, breshër e erë shumë e fortë ka përfshirë qytetin e Firencës në mbrëmjen e sotme.

Brenda 45 minutash ka rënë rreth 35 mm kub reshje shiu duke bllokuar rrugët e këtij qytetit, sidomos në zonën jugore si dhe sistemin hekurudhor të qytetit.

Janë bllokuar të gjitha linjat e trenave që udhëtojnë nga Firence drejt Romës e Bolonjës.

Lumi Arno ka kapërcyer nivelin e tij maksimal duke alarmuar banorët e autoritetet e Mbrojtjes Civile.

Sistemi ujësjellës i qytetit është pothuajse jashtë përdorimit. Gjysma e qytetit ka mbetur pa ujë, ndërsa në gjysmën tjetër uji rrjedh me ngjyrë e është i papërdorshëm.

Sistemi elektrik e telefonik është përkohësisht i pafunksionueshëm.

Për momentin rezulton një person i humbur. Skuadra të Mbrojtjes Civile, të zjarrfikësve, të forcave të rendit e vullnetarë të shumtë janë organizuar për të ndihmuar personat në vështirësi si dhe për të përballuar nevojat e qytetit.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat