Braktiset nga ambulanca, vdes 23-vjeçari në Himarë

Kronikë e zezë

Braktiset nga ambulanca, vdes 23-vjeçari në Himarë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 20:08

Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një nga plazhet e Himarës dhe dyshohet se shkak ka qenë një infarkt.

Mësohet se i riu ndodhej në plazhin e Potamit kur ka ndërruar jetë. Sipas dëshmitarëve, 23-vjeçari është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë. Pushuesit thonë se kanë lajmëruar ambulancën, por ajo ka shkuar fare.

Ende nuk është zbuluar identiteti i të riut, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat