Itali, në pranga dy shqiptarë dhe një bullgar, u kapën gjatë shkëmbimit të 36 kg heroinë (Foto)

Kronikë e zezë

Itali, në pranga dy shqiptarë dhe një bullgar, u kapën gjatë shkëmbimit të 36 kg heroinë (Foto)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 19:52

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe 1 bullgar të cilët po transportonin 36 kg heroinë me një vlerë rreth 2 mln euro. Personat e arrestuar nga policia e Milanos janë Shahin Isufi, 28 vjeç dhe Florian Lani, 39 vjeç, nga Shqipëria dhe shtetasi bullgar, Ivan Penchev, 26 vjeç.
Lënda narkotike u sekuestrua në momentin e shkëmbimit mes dy palëve (shtetasve shqiptar dhe 26 vjeçarit nga Bullgaria) dhe ishte e ishte e fshehur në automjetet me të cilat tre trafikantët udhëtonin, të tipit “Citroen C5” dhe “Fiat Croma”.
Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë të autoriteteve të policisë së qytetit të Milanos.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej shqiptarëve, rezidentë në qytetin e Milanos, u gjetën edhe 80 mijë euro si dhe një laborator i vogël për përgatitjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat