Mario Mema, bashkë autor në vrasjen e Ismail Lullit

Kronikë e zezë

Mario Mema, bashkë autor në vrasjen e Ismail Lullit

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 19:14

Mario Mema, shoku i Igli Metës dhe bashkëpunëtori i tij në vrasjen e 17 vjeçarit Ismail Lulli, është dëshmitari i radhës që jep variantin e tij për atë çka ndodhi më 19 Korrik në Pezaro.

Ashtu siç u shpreh para karabinierëve Ambera Saliji, e dashura e Igli Metës, edhe Marjo Mema thotë se nuk e besonte se Igli do të arrinte deri atje sa të vriste Ismail Lullin.

Mema pranon se rrugës për në pyllin e San Martinos, ku ndodhi vrasja, kishte udhëtuar në të njëjtën makinë me Igli Metën dhe Ismail Lullin. Ai rrëfen se me të mbërritur, Meta ishte konfrontuar fizikisht me Lullin. Më pas e kishte lidhur me natriban Ismailin, pas kryqit, për ta marrë në pyetje.

Por ndryshe nga sa kishte thënë në dëshminë e mëparshme, se kishte qëndruar larg vendngjarjes, Mario Mema ka pranuar se ndodhej vetëm pak hapa larg vendit ku kishin lidhur Ismailin.

Pasi e kishte marrë në pyetje, personin me të cilin e dashura e tij Ambera kishte pasur marrëdhënie, Mario Meta thotë se Igli kishte humbur logjikën dhe kishte nisur ta godiste Ismailin. I kishte afruar pranë fytit thikën, duke bërtitur e kishte pyetur “Çfarë duhet të të bëj”. Më pas e kishte goditur me thikë në qafë, aq fort sa për pak do i kishte prerë kokën.

Mario pranoi para karabinierëve se e k ishte ndihmuar Iglin në vrasje. Ai pohon se ishte Igli ai që i kishte dërguar nënës së Ismail Lullit, mesazhin nga celulari i viktimës pasi e kishte vrarë, ku shkruante “Po shkoj në Milano për një jetë të re, mos më kërkoni”. Pak ditë më parë edhe Ambera Saliji në dëshminë e dhënë para prokurorëve tha se i dashuri i saj Igli Meta i errësuar nga xhelozia keqtrajtoi dhe më pas i preu fytin me thikë Ismail Lullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat