Reforma në drejtësi, Presidenti jo kryetar i KLD, ndryshim formule për zgjedhjen e Kreut të Shtetit

Kronikë e zezë

Reforma në drejtësi, Presidenti jo kryetar i KLD, ndryshim formule për zgjedhjen e Kreut të Shtetit

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 18:57

Grupi i ekpertëve të Komisonit të Reformës në Drejtësi, parashikon ndryshime thelbësore në rioganzimin dhe funksionimin e KLD. Presidenti prjashtohet nga e drejta e deritanishme per te qene ne krye te ketij insitucioni. Ky institucion propozohet të funksiopnojmë me dy dhoma, Këshilli për Gjyqësorin dhe Këshilli për Prokurorinë.

Strategjia e reformës parashikon edhe ndryshimin e formulës së zgjedhjes së Presidentit.
Reforma në drejtësi pritet të riorganizoje edhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas strategjisë së përgatitur nga Komisioni i posaçëm, në krye të KLD parashikohet te mos jete me Presidenti i Republikës, ndërsa Ministri i Drejtesise pritet te jete jashte ketij organizmi.

Sipas propozimeve të ekspertëve vendas dhe të huaj, KLD do ta zgjedhë vetë kryetarin e tij.
Po ashtu, propozohet edhe ndryshimi i organizimit të KLD, që do të ndahet në dy dhoma.

KLD do të ketë përkatësisht: Këshillin për Gjyqësorin dhe Këshilli për Prokurorinë, të cilat do të kenë kompetenca të ndara përkatësisht për gjyqtarët dhe prokurorët”, duke marre ne konsiderate qe ky propozim e perfshin edhe prokurorine ne sitemin gjyqesor.

Strategjia parashikon rishikimin e formulës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë që nuk vijnë nga radhët e gjyqësorit, duke parashikuar një rol ekskluziv të KLD-së në këtë proçes ose një bashkëpunim midis KLD-së dhe Presidentit për të mundësuar transparencën dhe objektivitetin e proçesit.

Po ashtu propozohet qe Gjykata e Lartë te jete pjesë integrale e sistemit gjyqësor dhe per pasoje perfshirjen e saj ne juridiksionin e KLD-së.

Në strategjinë prej 54 faqesh, ekspertët ndalen edhe tek zgjedhja dhe kompetencat e Presidentit.

Ekpertët prpopzojne ndryshime kushtetuese për formulën e zgjedhjes së Kreut të Shtetit si dhe miratimin e një ligji organik për institucionin e Presidentit të Republikës, në reflektim edhe të standardeve dhe praktikave më të mira në këtë fushë./ora

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat