Ndërron jetë 14-vjeçari, që u aksidentua në Rrugën e Kombit (Video)

Kronikë e zezë

Ndërron jetë 14-vjeçari, që u aksidentua në Rrugën e Kombit (Video)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 17:47

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 14-vjeçari i cili pesë ditë më parë u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në aksin Milot-Rrëshen.
Elvis Bytyçi u nda nga jeta pasditen e së premtes, ndërsa nga momenti kur u aksidentua ai ndodhej në koma si pasojë e dëmtimeve të mëdha që kishte marrë në kokë.

14-vjeçari nga Kosova u përfshi më 27 korrik në një aksident në Rrugën e Kombit. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë 10 persona të plagosur.

Gjendjen e vështirë shëndetësore të Elvis Bytyçit e paralajmëroi në një intervistë për A1 Report edhe shefi i shërbimit të anestezi-reanimacionit në Spitalin e Traumës, Tefik Zhurda i cili tha se shpresat për të mbijetuar ishin të paktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat